Atentati në Larushk të Krujës, policia kontrolle në banesë, shoqërohen 3 persona

Policia e Krujës ka shoqëruar tre persona për atentatin e ndodhur pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino si dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas, i cili ishte shënjestër e atentatit. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se efektivët kanë ushtruar kontrolle në tre banesa në afërsi […] The post Atentati në Larushk të Krujës, policia kontrolle në banesë, shoqërohen 3 persona appeared first on Newsbomb Albania.

Atentati në Larushk të Krujës, policia kontrolle në banesë, shoqërohen 3 persona

Policia e Krujës ka shoqëruar tre persona për atentatin e ndodhur pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino si dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Gentian Bejtjas, i cili ishte shënjestër e atentatit.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se efektivët kanë ushtruar kontrolle në tre banesa në afërsi të asaj zone, si dhe janë shoqëruar në Komisariat 3 persona pasi dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak pas mesnatës në Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, 29 vjeç dhe u plagosën dy nipat e tij , Alvi Bejtja 13 vjeç dhe vëllai i tij 10-vjeçar, dy fëmijët e ish-policit Gentjan Bejtja.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë pikërisht Gentjan Bejtja, një person me presedentë penalë, që u ka shpëtuar dhe dy atentateve të tjera, një në vitin 2016 dhe një tjetër në vitin 2022, ku u plagos në krah.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Krujë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit G. B., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi R. S.,  29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e shtetasit R. S).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim.

The post Atentati në Larushk të Krujës, policia kontrolle në banesë, shoqërohen 3 persona appeared first on Newsbomb Albania.