Atiq del edhe me një kërkesë

Kryetari i ri i Mitrovicës Veriore del edhe me një kërkesë. Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të martën ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022. “Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e […]

Atiq del edhe me një kërkesë

Kryetari i ri i Mitrovicës Veriore del edhe me një kërkesë.

Kryetari i ri i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq të martën ka kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022.

“Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të filloj auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022”, ka shkruar Atiq.

Kryetari Atiq të hënën po ashtu i është drejtuar me një kërkesë KOSTT-it dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për të filluar pagesën e faturave të energjisë elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të informohet për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.