Austria publikon listën për 4 ndeshjet, mes tyre edhe ndaj Kosovës

Kundërshtarja e Kosovës, Austria për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, tashmë e ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar.
Austriakët kanë ftuar 27 lojtarë, për katër ndeshjet që do të luhen në një periudhë prej tri javësh, në fund të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor.
Në mesin e të ftuarve janë yjet e Premierligës, Kevin Danso, David Affenburger e Xaver Schlager, derisa edhe ylli i Bayern Munichut, Konrad Laimer, transmeton albinfo.ch.
Kosova do të luajë me Austrinë në udhëtim më 27 shtator, derisa më 4 tetor do ta presë në Prishtinë.
Këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Ligës së Kombeve – Liga B.
The post Austria publikon listën për 4 ndeshjet, mes tyre edhe ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



