Avdullah Hoti me vizitë në Izrael: Nesër kemi takim me kryetarin e Kuvendit

Vizita e Hotit në Izrael: Nesër kemi takim me kryetarin e Kuvendit. Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjendet në vizitë zyrtare në Izrael, si kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael. Hoti ka treguar përmes një postimi në Facebook për agjendën që e ka pasur në ditën e dytë të vizitës. ”Në ditën e parë të […]

Avdullah Hoti me vizitë në Izrael: Nesër kemi takim me kryetarin e Kuvendit

Vizita e Hotit në Izrael: Nesër kemi takim me kryetarin e Kuvendit.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjendet në vizitë zyrtare në Izrael, si kryesues i Grupit të Miqësisë Kosovë-Izrael.

Hoti ka treguar përmes një postimi në Facebook për agjendën që e ka pasur në ditën e dytë të vizitës.

”Në ditën e parë të vizitës në Izrael takuam Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Izraelit, zyrtarë të nivelit qendror dhe lokal dhe qendra hulumtuese të fushës së sigurisë”, ka shkruar ai.

Më pas ka treguar se nesër e vazhdon agjendën për t’u takuar me Kryetarin e Kuvendit dhe komisionet parlamentare të Izraelit.

“Kosova ka shumë miq në Izrael. Bashkëpunimi jonë me Izraelin ka rëndësi strategjike. Potenciali i bashkëpunimit është shumë i madh”, ka shkruar deputeti i LDK-së.