Avdullah Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit

Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit. Nënkryetari dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti. Në këtë rast, ai e ka […]

Avdullah Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit

Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit.

Nënkryetari dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci “është bërë inspektor kundër duhanit”, por që nuk ka bërë asnjë investim kapital në bujqësi për periudhën janar-mars të këtij viti.

Në këtë rast, ai e ka marrë si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.

Hoti ka shkruar se 24.86 milionë euro ishin pagesat për subvencione në bujqësi gjatë qeverisë së tij.

“Investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë 0%. Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por ai është ministër i bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruar Hoti.