Aviacioni Civil për 33 minuta e la të qëndroj në ajër – Behgjet Pacolli rrëfen momentin

Për mbi gjysmë ore biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, bashkë me shtatë persona të tjerë kanë qëndruar në ajër, pa mundur të zbresin në pistë, pasi kjo nuk iu është lejuar, raporton FrontOnline. Në një bisedë për FrontOnline, Pacolli, e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se nuk e di a ka qenë neglizhencë e qëllimshme […]

Aviacioni Civil për 33 minuta e la të qëndroj në ajër – Behgjet Pacolli rrëfen momentin

Për mbi gjysmë ore biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, bashkë me shtatë persona të tjerë kanë qëndruar në ajër, pa mundur të zbresin në pistë, pasi kjo nuk iu është lejuar, raporton FrontOnline.

Në një bisedë për FrontOnline, Pacolli, e ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se nuk e di a ka qenë neglizhencë e qëllimshme apo e pa qëllimshme, por që thotë se nëse ka qenë e qëllimshme, ka qenë për çështje politike

”Është neglizhencë e qëllimshme apo e paqëllimshme nuk e di, nëse është e paqëllimshme, është mos respektim i rregullave, nëse është e qëllimshme është politike’’ thotë Pacolli.

Kreu i AKR-së, thotë se veprimet si kjo e rrezikojnë jetën e njerëzve dhe se edhe personat tjerë Brenda aeroplanit janë ndjerë keq.

‘’Veprime tilla rrezikojnë jetët e njerëzve. Pasagjerët që kanë qenë brenda, gjithë kanë qenë keq’’shprehet ai.

Pacolli, deklaron se për rreth 33 minuta iu është dashur të sillën në Prishtinë, por pa u lejuar që të zbresin në pistë me aeroplanin e tij privat dhe thotë po ashtu se janë duke përpiluar ankesën e tyre tek Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit.

‘’Ne për 33 minuta ka qenë dashur të sillemi në Prishtinë, duke pasur lejen, duke bërë gjitha veprimet sipas rregullave dhe tjetër nuk di, ne jemi duke përpiluar ankesën tonë në Jahta, në Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit. Nuk ishte ndjesi e mirë. Kemi qenë 7 pasagjerë dhe ka qenë e mundueshme sepse kushtet atmosferike kanë qenë të këqija dhe ne është dashur të sillemi, as në territorin e Kosovës jo, por në territorin e Shqipërisë, për arsye se ata as në Kosovë nuk na kan lënë me hy kur ishte edhe koha më e bukur, dhe kemi mundur me u sjellë, por është dashur mbi malet e Sharrit me u sjellë për mbi 30 minuta’’ shprehet Pacolli.

Biznismeni kosovar, thotë se nuk e di kush e ka bërë këtë, por shprehet i sigurt se si operues, e kishin lejen deri në shtator dhe e kishin lajmëruar fluturimin e tyre.

‘’Kush e ka bërë atë nuk e di, por një është e sigurt se ne si operues, e kemi lejen deri në shtator dhe kemi lajmëruar fluturimin tonë me rregull, kemi ardhë këtu, nuk na kanë lënë me aterua dhe është dashur me qëndrua në ajr gjithë kohën. Këtu fajtor është Aviacioni Civil që dikush e drejton dhe zyra legale është e informuar, ata e dijnë ma mirë’’ deklaron Behgjet Pacolli për FrontOnline.

Ai thotë se raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën.

‘’Kanë ndodhur edhe në të kaluarën disa here, sigurisht  zyra legale me autoritet ndërkombëtare do e sqarojnë më mire këtë’’ u shpreh Pacolli/FrontOnline/