Azemi dhe punëtorë teknik flasin për rritjen e pagave me pjesëtarë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi ,dhe drejtorin e Administratës të Kuvendit, Emrush Hagjiu. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rritjen e pagave të […]

Azemi dhe punëtorë teknik flasin për rritjen e pagave me pjesëtarë të kryesisë së Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se është takuar me sekretarin e Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi ,dhe drejtorin e Administratës të Kuvendit, Emrush Hagjiu.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rritjen e pagave të punëtorëve teknik të Kuvendit të Kosovës .

“Rrugë dhe mundësi ka, shpresojmë se gjatë kësaj jave do të gjendet zgjidhja, në të kundërtën dihet”, ka shkruar Azemi, i cili sot gjatë ditës tha se punëtorët teknikë të Kuvendit mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat.