Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve teknikë të Kuvendi të Kosovës. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë kësaj pritet të ketë bisedime me kryesinë e Kuvendit për rritjen e […]

Azemi: Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës mund të mbajnë grevë nëse nuk u rriten pagat

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se nga e marta mund të ketë grevë të punëtorëve teknikë të Kuvendi të Kosovës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se gjatë kësaj pritet të ketë bisedime me kryesinë e Kuvendit për rritjen e pagave të tyre.

“Kjo javë të shërbej për dialog me udhëheqjen e Parlamentit të Kosovës lidhur me rritjen e pagave , nëse nuk arrihet pajtueshmëri me ta atëherë nga e marta fillon greva deri në plotësimin e kërkesës për rritje të pagës”, ka shkruar Azemi./Front Online/