“Babai më quajti Doruntinë…” Tayna zbulon lidhjen e veçantë me Kadarenë
Edhe reperja Tayna ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Përmes disa rrjeshtave, ajo zbuloi se ka një lidhje të veçantë me poetin e ndjerë. Bëhet fjalë për emrin e saj të vërtetë, Doruntina. Përmes një story në Instagram, Tayna ka treguar se babi i saj i’a ka vendosur emrin duke […]
![“Babai më quajti Doruntinë…” Tayna zbulon lidhjen e veçantë me Kadarenë](https://kryefjala.com/wp-content/uploads/2024/07/62FDB88B-24AD-4C5E-99A2-42114D947752.jpeg)
Edhe reperja Tayna ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadare. Përmes disa rrjeshtave, ajo zbuloi se ka një lidhje të veçantë me poetin e ndjerë. Bëhet fjalë për emrin e saj të vërtetë, Doruntina.
Përmes një story në Instagram, Tayna ka treguar se babi i saj i’a ka vendosur emrin duke u frymëzuar nga vepra e Kadaresë, “Doruntinë”.
Në statusin e saj ajo shkruan:
“Edhe kur kujtesa ime e lodhur ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës. Vetëm në stacionet kryesore do ndalojë. Unë ty sdo të harroj”. Babi më quajti Doruntina nga vepra jote. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për letërsinë shqipe. Prehu në paqe i madhi Ismail Kadare! Krijimet e tua nuk do të harrohen kurrë”.
Ismail Kadare mbylli sytë përfundimisht ditën e sotme, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Shkrimtari lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popullor (1970-’82), zv/kryetar i Frontit Demokratik dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë.