Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bahamas ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit. Përmes një postimi, Osmani njoftoi se dje në Nassau, kryeqytetin e Bahamas, përveç aktit të njohjes, është nënshkruar edhe Marrëveshja për

Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike
Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike

Bahamas njeh Kosovën, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie diplomatike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bahamas ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Përmes një postimi, Osmani njoftoi se dje në Nassau, kryeqytetin e Bahamas, përveç aktit të njohjes, është nënshkruar edhe Marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, së bashku me Kryeministrin e Bahamas, Philip Davis.

Sipas presidentes, ky akt zgjeron rrethin e shteteve mike të Kosovës dhe forcon pozitën e saj në arenën ndërkombëtare, duke reflektuar besimin në vlerat e lirisë, sovranitetit dhe bashkëpunimit.

“Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të sinqerta, në shërbim të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtar”, ka theksuar Osmani.