Ballkani paraqet rrezik për sigurinë e ShBA-së, Bideni vazhdon “emergjencën kombëtare”

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të vazhdojnë “emergjencën kombëtare” për Ballkanin Perëndimor. Vendimi është nënshkruar nga presidenti Joe Biden, ndërsa arsyetimi i vazhdimit të kësaj mase, e cila për herë të parë është marrë më 26 qershor të vitit 2001, është bazuar në “aktet e dhunës ekstremiste” dhe “aktivitetet pengues”, teksa thuhet se këto veprime […]

Ballkani paraqet rrezik për sigurinë e ShBA-së, Bideni vazhdon “emergjencën kombëtare”

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të vazhdojnë “emergjencën kombëtare” për Ballkanin Perëndimor.

Vendimi është nënshkruar nga presidenti Joe Biden, ndërsa arsyetimi i vazhdimit të kësaj mase, e cila për herë të parë është marrë më 26 qershor të vitit 2001, është bazuar në “aktet e dhunës ekstremiste” dhe “aktivitetet pengues”, teksa thuhet se këto veprime paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të ShBA-së.

“Aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetit pengues, si dhe situata në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, të përshkruara në këta Urdhra Ekzekutivë, vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Prandaj, kam vendosur se është e nevojshme të vazhdohet emergjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219 në lidhje me Ballkanin Perëndimor”, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Biden.

Në përputhje me këtë dispozitë, presidenti Biden tha se i ka dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin ku thuhet se “urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin tjetër Ekzekutiv të 28 majit 2003 dhe i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv të 8 qershorit 2021, do të vazhdojë të mbetet në fuqi përtej 26 qershorit 2024”./Front Online/

Vendimin e gjeni KËTU.