“Balluku”/ Manja-SPAK: Kush është intimiduar? Prokurorët: Dëshmitarë dhe të pandehur
Dy muaj pasi SPAK dorëzoi kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut, Këshilli i Imunitetit u mblodh për herë të dytë për të shqyrtuar kërkesën, ndërsa vetë zv.kryeministrja nuk ishte e pranishme. Mbledhja, e cila ka nisur prej orës 10:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK pasi çështja përbën sekret hetimor. Anëtari i Këshillit […]
Dy muaj pasi SPAK dorëzoi kërkesën për arrestimin e Belinda Ballukut, Këshilli i Imunitetit u mblodh për herë të dytë për të shqyrtuar kërkesën, ndërsa vetë zv.kryeministrja nuk ishte e pranishme. Mbledhja, e cila ka nisur prej orës 10:00, po zhvillohet me dyer të mbyllura me kërkesë të SPAK pasi çështja përbën sekret hetimor.
Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj.
Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?
Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.
Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?
Prokuroria: Jo.
Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.
Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.

