Barcelona del me komunikatë zyrtare për Messin

Barcelona ka dalë me komunikatë zyrtare pas lajmit që Lionel Messi do t’i bashkohet Inter Miamit në ligën MLS në SHBA. “Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit, Joan Laporta, për vendimin e futbollistit që t’i bashkohet Inter Miamit, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim […]

Barcelona del me komunikatë zyrtare për Messin

Barcelona ka dalë me komunikatë zyrtare pas lajmit që Lionel Messi do t’i bashkohet Inter Miamit në ligën MLS në SHBA.

“Të hënën, më 5 qershor, Jorge Messi, babai dhe përfaqësuesi i lojtarit, informoi presidentin e klubit, Joan Laporta, për vendimin e futbollistit që t’i bashkohet Inter Miamit, pavarësisht se i ishte paraqitur një propozim nga Barça, duke marrë parasysh dëshirën e FC Barcelonës dhe Lionel Messit që ai ta veshë edhe një herë fanellën ‘blaugrana’ .r

Pesidenti Laporta e kuptoi dhe e respektoi vendimin e Messit që dëshironte të garonte në një ligë me kërkesa më të vogla, shumë larg qendrës së vëmendjes dhe presionit që e ka pasur në vitet e fundit.
Joan Laporta dhe Jorge Messi po ashtu u pajtuan që të punojnë së bashku për të promovuar përshëndetjen e duhur nga tifozët e Barçës, për ta nderuar futbollistin që gjithmonë ka qenë, është dhe gjithmonë do të jetë i dashur nga Barça”, shkruhet në komunikatën e Barcelonës të mërkurën mbrëma.