Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë për ta kompletuar transferimin te Liverpooli

Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë për ta kompletuar transferimin te Liverpooli

Bradley Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë të shtunën, teksa po afrohet gjithnjë e më shumë me transferimin e tij nga Paris Saint-Germain te Liverpooli.

Sipas L’Équipe, reprezentuesi 23-vjeçar i Francës po përgatitet të largohet nga Parisi, pasi PSG dhe Liverpooli kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij, me vlerë rreth 140 milionë euro.

Barcola pritet të udhëtojë drejt Anglisë për të përfunduar fazat e fundit të transferimit të tij në Anfield.

Pas mbërritjes në Angli, sulmuesi do të finalizojë detajet e mbetura të marrëveshjes, para se t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën me Liverpoolin.

Klubi anglez ka insistuar për sigurimin e shërbimeve të Barcolas, duke vazhduar forcimin e opsioneve të tij në repartin ofensiv.

rtohet se është arritur të enjten, ndërsa shuma prej rreth 140 milionë eurosh do ta bënte francezin një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Ligës Premier.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.