Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, policia arrestoi tre persona për shitje të paligjshme të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se janë privuar nga liria N.P.(38), V.K.(50) dhe M.Ç.(31), të gjithë nga Shkupi, pasi gjatë bastisjes u gjet marihuanë në proces tharjeje, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe parash të dyshuara nga shitja e paligjshme e drogës, transmeton Portalb.mk. “Gjatë kontrolleve në dy lokacione në zonën […]

Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, policia arrestoi tre persona për shitje të paligjshme të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot se janë privuar nga liria N.P.(38), V.K.(50) dhe M.Ç.(31), të gjithë nga Shkupi, pasi gjatë bastisjes u gjet marihuanë në proces tharjeje, një peshore digjitale dhe një sasi e madhe parash të dyshuara nga shitja e paligjshme e drogës, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrolleve në dy lokacione në zonën e Gazi Babës, të kryera me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e N.P., ku ishte dhe V.K., me të cilën jetonte, u gjet marihuanë në proces tharjeje, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe parash të dyshuara nga shitja e paligjshme e drogës, ndërsa në shtëpinë e M.K. u gjet një kavanoz marihuanë, 2 pako marihuanë, 15 thasë marihuanë gati për shitje, një peshore digjitale me mbetje droge”, njoftuan nga MPB.

Personat janë arrestuar dhe ndaluar në stacionin policorë dhe ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal për krime të kryera nga neni 215 i Kodit Penal.