BDI e përçarë, do të mbajë zgjedhjet brendapartiake

Bashkimi Demokratik për Integrim të dielën (2 korrik) do të mbajë zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj, transmeton Portalb.mk. Të dielën anëtarësia e kësaj partie do të votojë për udhëheqësinë e re të degëve në: Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, […]

BDI e përçarë, do të mbajë zgjedhjet brendapartiake

Bashkimi Demokratik për Integrim të dielën (2 korrik) do të mbajë zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj, transmeton Portalb.mk.

Të dielën anëtarësia e kësaj partie do të votojë për udhëheqësinë e re të degëve në: Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.

Gjatë këtij procesi zgjedhor do të votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor.

BDI-ja tani e disa muaj është e ndarë në dy grupe: “Ahmetistët” dhe “Grupi i Zjarrit”.

Përçarja në BDI filloi më 24 shtator 2022 në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, kanë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksuan që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Më 1 prill 2022, pas përfundimit të mbledhjes “Grupi i zjarrit” informoi se do të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së. Ata më 6 prill shpalosën fraksionin e tyre brenda partiak, duke theksuar disa nga arsyet pse nuk janë të kënaqur me udhëheqësinë e BDI-së.

Më 20 maj, BDI njoftoi se Kryesia Qendrore e partisë ka konstatuar “vetëlargimin” nga kryesia qendrore e partisë të pesë anëtarëve të kryesisë që vinin nga “Grupit të Zjarrit”. Ndërkaq, nga “Grupi i Zjarrit” mohuan të jenë vetë përjashtuar.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua menjëherë pas konfliktit të 2001 në Maqedoninë e Veriut.

LEXO: BDI-ja e përçarë për ditëlindjen e 21: “Ahmetistët” në Shkup, “Grupi i Zjarrit” në Tetovë LEXO: RMV, fraksioni brenda BDI-së: Nuk jemi vetëpërjashtuar, por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mospajtueshmërisë LEXO: RMV, BDI me keqardhje konstaton “vetlargimin” e 5 anëtarëve të Kryesisë LEXO: “Grupi i zjarrit” vendos të funksionojë si fraksion brenda partisë, Ahmeti kundërpërgjigjet – fraksione nuk lejohen LEXO: Deputetë, kryetarë e anëtarë të BDI-së e qortojnë Ali Ahmetin për sjelljen e Grubit përmes një letre publike LEXO: Fraksioni “Grupi i zjarrit” tregoi disa nga arsyet pse e kritikon BDI-në