BDI e përçarë sot po mban zgjedhjet brendapartiake në 14 degë, për Fraksionin zgjedhjet janë jostatutare

Bashkimi Demokratik për Integrim sot po mban zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj, njofton Portalb.mk. Anëtarësia e kësaj partie sot do të votojë për udhëheqësinë e re të degëve në: Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles. Gjatë këtij procesi zgjedhor […]

BDI e përçarë sot po mban zgjedhjet brendapartiake në 14 degë, për Fraksionin zgjedhjet janë jostatutare

Bashkimi Demokratik për Integrim sot po mban zgjedhjet brendapartiake për konsolidimin e organeve partiake në 14 degë të saj, njofton Portalb.mk.

Anëtarësia e kësaj partie sot do të votojë për udhëheqësinë e re të degëve në: Butel, Çair, Dibër, Jegunovcë, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Likovë, Manastir, Petrovec, Pllasnicë, Prespë, Shuto Orizare, Veles.

Gjatë këtij procesi zgjedhor do të votohet për zgjedhje të kryetarëve të degëve, anëtarëve të kryesisë së degëve, kryetarëve të këshillave vendor dhe anëtarëve të kryesisë së këshillave vendor.

Fraksioni i BDI-së përmes një kumtese me shkrim ka reaguar ndaj zgjedhjeve të sotme brendapartiake, duke i cilësuar ato si “jostatutare dhe me diktat”. 

“Edhe pse të mbuluara me petkun e zgjedhjeve të brendshme me demokraci të lartë 1 anëtarë 1 votë, duam ta informojmë opinionin e gjërë që ky proces është edhe një farsë, pasiqë kryekëput është antistatutar dhe për më tepër kryetarët veçmë janë përzgjedhur me diktat të kryetarit Ali Ahmeti kohë më parë. Rrjedhimisht kjo që po ndodh sot kinse dikush voton është vetëm një teatër i lirë për defokusim të opinionit. Ky proces assesi nuk mund të jetë demokratik sepse që në fillim ka qenë përjashtues, që don të thotë se aktivistët që nuk mendojnë që duhet të votojnë si në komunizëm, me diktat, kanë qenë të pamundësuar që të regjistrohen edhepse janë themelues, aktiv dhe meritorë për fitoret e Bashkimit Demokratik për Integrim që nga viti 2002″, thuhet në reagimin e Fraksionit brenda BDI-së.

Nga Fraksioni rikujtojnë procese të ngjashme si këto, të dirigjuara, të diktuara, siç thonë, nga lartë, janë mbajtur edhe në Pollog, por rezultati është se BDI del humbës dhe po e humb primatin tek partitë politike shqiptare, siç është rasti me Degën e Tetovës.

BDI-ja tani e disa muaj është e ndarë në dy grupe: “Ahmetistët” dhe “Grupi i Zjarrit”.

Përçarja në BDI filloi më 24 shtator 2022 në një letër të shpalosur publikisht nga disa anëtarë të BDI-së, kanë numëruar disa ankesa e këshilla për drejtimin e partisë në vitet e fundit. Ata theksuan që gjithë pushteti politik është përqendruar tek individi, duke anashkaluar strukturat partiake.

Më 1 prill 2022, pas përfundimit të mbledhjes “Grupi i zjarrit” informoi se do të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së. Ata më 6 prill shpalosën fraksionin e tyre brenda partiak, duke theksuar disa nga arsyet pse nuk janë të kënaqur me udhëheqësinë e BDI-së.

Më 20 maj, BDI njoftoi se Kryesia Qendrore e partisë ka konstatuar “vetëlargimin” nga kryesia qendrore e partisë të pesë anëtarëve të kryesisë që vinin nga “Grupit të Zjarrit”. Ndërkaq, nga “Grupi i Zjarrit” mohuan të jenë vetë përjashtuar.

Ndryshe, Bashkimi Demokratik për Integrim u themelua menjëherë pas konfliktit të 2001 në Maqedoninë e Veriut.

LEXO: BDI-ja e përçarë për ditëlindjen e 21: “Ahmetistët” në Shkup, “Grupi i Zjarrit” në Tetovë LEXO: RMV, fraksioni brenda BDI-së: Nuk jemi vetëpërjashtuar, por kemi lëshuar mbledhjen në shenjë proteste si pasojë e mospajtueshmërisë LEXO: RMV, BDI me keqardhje konstaton “vetlargimin” e 5 anëtarëve të Kryesisë LEXO: “Grupi i zjarrit” vendos të funksionojë si fraksion brenda partisë, Ahmeti kundërpërgjigjet – fraksione nuk lejohen LEXO: Deputetë, kryetarë e anëtarë të BDI-së e qortojnë Ali Ahmetin për sjelljen e Grubit përmes një letre publike LEXO: Fraksioni “Grupi i zjarrit” tregoi disa nga arsyet pse e kritikon BDI-në