BDI e VLEN konfrontohen rreth Stoillkoviqit

Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me The post BDI e VLEN konfrontohen rreth Stoillkoviqit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

BDI e VLEN konfrontohen rreth Stoillkoviqit

Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, porositi Mexhiti

 Propozimi që Ivan Stoilkoviq, kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, për të qenë zëvendëskryeministër dhe ministër i ngarkuar për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve, shkaktoi një përplasje në kampin politik shqiptar. Pas kritikave të para dje nga BDI-ja opozitare, pasoi një lojë ping-pong. “Marrëveshja e Ohrit për herë të parë që nga viti 2001 është në duart e një serbi me bindje Putiniste! Ndryshimi sapo ka filluar!”, ka reaguar në Facebook, zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi. “Makina e propagandës së Artan Grubit dhe Bujar Osmanit nuk ndalet!”, tha Izet Mexhiti, kryetar i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN-it.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se populli votoi për t’i dënuar sepse në vend që të punonin u tallën me shqiptarët dhe luanin futboll nëpër zyrat e ministrive dhe tani nga dëshpërimi në prag të formimit të qeverisë së re bashkë me megafonët e tyre po shtrembërojnë të vërtetën dhe shpërndajnë dezinformata.

“Nuk e merr Ivan Stoilkoviqi Ministrinë për sistem politik dhe as për Marrëveshjen e Ohrit! Stoilkoviqi është propozuar Ministër për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ndërsa kjo Ministri që është themeluar në vitin 2008, deri vonë kishte në ingerenca mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e grupeve etnike më të vogla se 20%, pra, ingerenca në avancimin e të drejtave të turqve, serbëve, boshnjakëve, romëve dhe të tjerëve. Pra, kjo Ministri nuk merret me të drejtat e shqiptarëve, as nuk i kufizon, as nuk i avancon ato. Të drejtat e shqiptarëve janë të mbrojtura dhe të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit. Si popull i dytë shumicë, shqiptarët përfaqësohen me më shumë ministri dhe portofole në kabinetin qeveritar”, ka shkruar Mexhiti.

Ai mes tjerash tha se me “riorganizimin e ministrive të cilin e votoi edhe BDI-ja, edhe kjo Ministri e 20 përqindëshit për të cilën flasin Artani dhe Bujari do të pësojë transformim”. “Prandaj, mos u merrni me dezinformatat dhe shtrembërimin e fakteve të cilat i prodhojnë laboratoret propaganduese të Artanit dhe Bujarit. Qeveria e re do të kompletohet së shpejti. VLEN do të hapë një kapitull të ri të qeverisjes. Politika e vjetër e demagogëve po shkon në histori. Po vjen politika e re e punës dhe përgjegjësisë ndaj institucioneve dhe qytetarit”, shkroi Mexhiti.

NJËZET VJET NË TRANSFORMIM

Në reagimin e BDI-së, kujtojnë Mexhitin se Ministria nuk ekziston që nga viti 2008. Dhe me të vërtetë nuk ka ekzistuar që atëherë. Historia fillon në prill të vitit 2004, kur me vendim të Qeverisë u themelua Sektori për zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Në ndërkohë, me ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, ai sektor u shndërrua në Sekretariat për Zbatimin e Marrëveshjes Kornizë, i cili filloi të funksionojë në janar të vitit 2008. Në fillim të vitit 2019, përbërja e atëhershme parlamentare siguroi shumicën e nevojshme prej dy të tretave (80 deputetë) vetëm pas përpjekjes së tretë për të miratuar ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat Sekretariati u shndërrua në Ministri të Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve. Me ndryshimet e fundit ligjore është Ministria e Marrëdhënieve mes Komuniteteve.

BDI thekson se nuk ka ministri për 20% të komuniteteve dhe se ministria e formuar në vitin 2019 pasoi Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Edhe pse deputetët e BDI-së votuan për riorganizimin e ministrive, nga atje thonë se “VMRO-DPMNE e ka riemëruar këtë ministri në Ministrinë e marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve”.

“Reagimi vijon me vërejtjen se nga 25 anëtarë në kabinetin e propozuar qeveritar, VLEN ka marrë 5, nga të cilët 3 janë për burek, sipas kompetencave dhe dikasterit. Pyetjet e radhës janë se pse nuk zgjodhën ministër të punëve të brendshme siç e kishin premtuar në programin zgjedhor dhe nëse krijuan një ministri për diasporën dhe bankën shqiptare”, thonë nga atje.

PËRVESHNI MËNGËT, NA PRET PUNË

Koalicioni VLEN nuk e komentoi zyrtarisht propozimin për Stoilkoviqin, por u dëgjuan shpjegime individuale se pse është kështu. “Nuk jemi ne ata që duhet të marrim përsipër gjëra që nuk janë kompetencë jonë”, tha për në një prononcim për media, Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN.

“Ashtu siç nuk e lejojmë z. Mickoski të cakton kush të jetë ministër nga koalicioni VLEN, as ne nuk kemi të drejtë të ndërhymë se kë do ta propozon për ministër, sepse në suaza të kabinetit të tij ka edhe parti tjera. Natyrisht, retorika e Stoilkoviqit nuk është aspak e përshtatshme për ne si shqiptarë, as për Maqedoninë e Veriut, as për rrethanat e fqinjësisë së mirë me Kosovën”, tha Ibrahimi.

Në ceremoninë e djeshme me rastin e 34 vjetorit të themelimit të VMRO-DPMNE-së, mandatari Hristijan Mickoski tha se qeveria e ardhshme ka shumë punë për të bërë, nuk ka kohë për të humbur dhe nuk do të dorëzohen para temave që shkaktojnë ndarjet. “Nuk do të dorëzohemi para temave që na ndajnë dhe na distancojnë. Maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, serbët, vllahët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët ndajnë të njëjtat telashe dhe probleme. Dhe unë do të jem i barabartë për të gjithë. Së shpejti do të kemi një qeveri të re, poste dhe funksione të reja. Për të gjithë ju kam vetëm një mesazh – përveshni mëngët, kemi punë për të bërë!”, tha mandatari.

The post BDI e VLEN konfrontohen rreth Stoillkoviqit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .