BE do të diskutojë se çfarë mund të bëjë Europa për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit
Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë se çfarë mund të bëhet nga ana europiane për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, tha shefja e politikës së jashtme të bllokut. “Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit”, ka thënë Kaja Kallas para një takimi të ministrave të jashtëm të


Shtetet anëtare të Bashkimit Europian do të diskutojnë se çfarë mund të bëhet nga ana europiane për ta mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, tha shefja e politikës së jashtme të bllokut.
“Është në interesin tonë ta mbajmë të hapur Ngushticën e Hormuzit”, ka thënë Kaja Kallas para një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Raportohet se një numër anijesh janë sulmuar që nga fillimi i konfliktit ndërsa përpiqeshin të lundronin nëpër ngushticën e ngushtë, përmes së cilës zakonisht kalon rreth 20% e naftës së botës.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se “do të ishte shumë keq për të ardhmen e NATO-s” nëse aleatët e SHBA-së nuk ndihmojnë për ta siguruar atë.
Të dielën, Trump foli me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer për rëndësinë e rihapjes së Ngushticës së Hormuzit “për t’i dhënë fund ndërprerjes së transportit global detar”.


