BE-ja nuk arriti t’i takojë bashkë Kurtin e Vuçiqin
Ka dështuar takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ishte paraparë të mbahej dje në Bruksel. Sipas Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh. Borrell gjithashtu ka njoftuar se Kurti i ka vendosur tri kushte […] The post BE-ja nuk arriti t’i takojë bashkë Kurtin e Vuçiqin appeared first on Albinfo.
Ka dështuar takimi trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi që ishte paraparë të mbahej dje në Bruksel.
Sipas Shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh.
Borrell gjithashtu ka njoftuar se Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.
Kushtet e Kurtit për t’u takuar me presidentin e Serbisë, sipas Borrellit, janë: ‘1. Marrëveshja bazike të formalizohet me nënshkrim nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’.
The post BE-ja nuk arriti t’i takojë bashkë Kurtin e Vuçiqin appeared first on Albinfo.