BE u bën thirrje 27 vendeve anëtare të ulin objektivat për rezervat e gazit
Me një krizë energjetike që po merr formë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian po përpiqet të lërë mënjanë disa rregulla për të përballuar emergjencën, me synimin për të shmangur rritjen e menjëhershme të çmimeve, si ajo që u pa në verën e vitit 2022. Në këtë kuadër mund të interpretohet […]
Me një krizë energjetike që po merr formë për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, Bashkimi Evropian po përpiqet të lërë mënjanë disa rregulla për të përballuar emergjencën, me synimin për të shmangur rritjen e menjëhershme të çmimeve, si ajo që u pa në verën e vitit 2022.
Në këtë kuadër mund të interpretohet edhe thirrja e fundit e Komisioni Evropian drejtuar shteteve anëtare: në vend që rezervat e gazit të mbushen në nivelin 90% për dimrin e ardhshëm, siç kërkohet zakonisht, propozohet që ky nivel të ulet në 80%, për të “siguruar stabilitet dhe për të qetësuar operatorët e tregut”. Fjala kyçe është “fleksibiliteti”, për t’iu përgjigjur kërkesës së familjeve dhe industrisë “në një moment kur oferta është e kufizuar”.
Kjo thirrje, e paraprirë nga Financial Times, vjen në një moment kyç: pikërisht kur temperaturat fillojnë të rriten, vendet rifillojnë të grumbullojnë rezerva gazi, të cilat ndërkohë janë ulur, në prag të sezonit të ardhshëm dimëror.
“Duhet të jemi gati, deklaroi dy ditë më parë ministri italian i Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike, Gilberto Pichetto Fratin, të rindërtojmë rezervat deri në fund të vitit. Italia nis nga një pozitë më e favorshme krahasuar me pjesën tjetër të Evropës, falë burimeve të shumta alternative të furnizimit.”
Në gusht të vitit 2022, vit i shënuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, gara e shteteve për të siguruar furnizime ndikoi ndjeshëm në rritjen e çmimit të gazit mbi 300 euro për megavat/orë (krahasuar me rreth 59 euro aktualisht, pavarësisht rritjeve të fundit).
“Është e vërtetë, në gusht ne e shkatërruam tregun e gazit, por misioni ynë ishte të mbushnim rezervat”, pranoi në janar 2023 ish-zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck.
Sot, BE-ja synon të shmangë përsëritjen e këtij skenari. Për këtë arsye, thirrja është formalizuar në një letër të firmosur nga komisioneri evropian për Energjinë, Dan Jorgensen. Në këtë letër theksohet se “furnizimi energjetik i BE-së mbetet relativisht i mbrojtur”, por njëkohësisht pranohet se situata aktuale kërkon një “përgjigje kolektive”, pasi “zhvillimet e fundit tregojnë se mund të duhet më shumë kohë që prodhimi i gazit të lëngshëm (GPL) të rikthehet në nivelet para krizës”.
Ndërkohë, Komisioni kishte kërkuar që të mërkurën nga shtetet anëtare më shumë fleksibilitet edhe në zbatimin e rregullave që parashikojnë heqjen graduale të energjisë ruse.
Në zhvillime të tjera, furnizimet me gaz iranian drejt Irakut janë rifilluar me një ritëm prej 5 milionë metrash kub në ditë. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar Ministrinë e Energjisë Elektrike të Irakut.
Flukset ishin ndërprerë pasi Izraeli goditi fushën kryesore të gazit të Iranit, South Pars, të mërkurën./ La Repubblica

