Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë. Pas votimit, Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve, duke shtuar se do të bëj gjithçka që të ketë formim të institucioneve.

Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre
Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Bedri Hamza fton qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, hodhi sot votën e tij për zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës në Shkollën “Anton Zako Çajupi” në Mitrovicë.

Pas votimit, Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë sipas bindjeve, duke shtuar se do të bëj gjithçka që të ketë formim të institucioneve.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë sipas bindjeve, sipas vullnetit të tyre. Jam i bindur që sot do të jetë ditë e mbarë, dhe pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk ka informacion  se ka ndonjë problem dhe uroj që të mos ketë. Nuk është mirë me ndodh mungesa e energjisë elektrike. Dua të jem pozitiv dhe pres që gjithçka të shkojë mirë. Do ta bëj maksimumin që Kosova të ketë sa më shpejt institucione”, tha Hamza,