Befasi e madhe, ky pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë sllovenin Primoz Gliha si përzgjedhës të ri të Përfaqësueses së Kosovës. Drejtuesit e FFK-së janë tash e disa javë në punë për të gjetur përzgjedhësin e ri pas largimit të Alain Giresse. Tani thuhet se përzgjedhësi i ri është gjetur dhe shumë shpejt pritet […]

Befasi e madhe, ky pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë sllovenin Primoz Gliha si përzgjedhës të ri të Përfaqësueses së Kosovës.

Drejtuesit e FFK-së janë tash e disa javë në punë për të gjetur përzgjedhësin e ri pas largimit të Alain Giresse.

Tani thuhet se përzgjedhësi i ri është gjetur dhe shumë shpejt pritet të konfirmohet me anë të një njoftimi zyrtar.

Sipas burimeve të Telegrafit, slloveni Primoz Gliha do të emërohet përzgjedhës i ri i Dardanëve.

Gliha thuhet se ka nënshkruar marrëveshjen me FFK-në dhe do ta drejtojë Kosovën në gjashtë ndeshjet e mbetura kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndihmës të Glihas do të jenë dyshja e njohur nga Kosova, Afrim Tovërlani, i cili është trajneri i ekipit të Kosovës U-21 dhe Arbnor Morina.

Vlen të theksohet se slloveni është një emër i njohur për Kosovën, pasi ka disa vite që punon me Dardanët dhe pas largimit të Challandes pati drejtuar ekipin në ndeshjet ndaj Jordanisë dhe Greqisë në vitin 2021.