Begaj takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani. Figura të suksesshme në fusha të ndryshme; sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë. Begaj shprehu përgëzime për […]

Begaj takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot në Berlin një takim me përfaqësues të mërgatës shqiptare në Gjermani.

Figura të suksesshme në fusha të ndryshme; sipërmarrës, mjekë, artistë, arsimtarë dhe aktivistë të organizatave të të rinjve, e njohën Kreun e Shtetit me përvojat e tyre të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar dhe qytetarët gjermanë.

Begaj shprehu përgëzime për arritjet e secilit dhe vlerësoi arritjet e tyre personale, të cilat i quajti krenari kombëtare.

Gjithashtu Presidenti ftoi sipërmarrësit shqiptarë të ndihmojnë më shumë për kauza të shqiptarëve, në veçanti për mësimin e gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, apo të diasporës së re siç konsiderohet tashmë komuniteti i të ikurve pas viteve’90 në shtetet evropiane.

Presidenti vlerësoi nismat e ndërmarra për hapjen e shkollave shqipe vullnetarizmin e mësuesve të gjuhës shqipe, dhe gjithashtu nxiti forcimin e këtij bashkëpunimi në mënyrë që brezat e ardhshëm krahas gjuhës gjermane dhe integrimit me kulturën vendase ku jetojnë, të mos harrojnë gjuhën amtare dhe identitetin kombëtar.

Për sa i përket ndërveprimit mes të rinjve, Presidenti vlerësoi iniciativat e studentëve që shkollohen në universitetet e Gjermanisë, ndërsa u shpreh se Shqipëria i mban gjithmonë dyert hapur për ata që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindje, dijet e marra në Perëndim.

Ky takim u koordinua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë  në Berlin.