“Pse po bëjmë të njëjtat gabime?”, Rodri ‘shpërthen’ pas fitores

“Pse po bëjmë të njëjtat gabime?”, Rodri ‘shpërthen’ pas fitores

Rodri kërkoi më shumë qetësi dhe kontroll nga Barcelona pas fitores 3-1 ndaj Sevillas në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të shtunën.

Mesfushori spanjoll tha se ndeshja ishte një mësim i rëndësishëm për ekipin, sidomos pas vështirësive që Barcelona pati me mbajtjen e topit në pjesën e parë.

“Humbëm shumë topa të panevojshëm në pjesën e parë. Ndonjëherë duhet të jemi më të qetë me topin. Kjo ndeshje kërkonte më shumë qetësi, për të bërë pasime të kontrolluara”.

Ai shtoi se Barcelona duhet të mësojë nga gabimet e bëra.

“Mendoj se kjo ndeshje na dha një mësim shumë të rëndësishëm. Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, pse ta bësh përsëri?”, tha spanjolli.

Paraqitja e Rodrit ndihmoi Barcelonën të rikthente kontrollin e ndeshjes, ndërsa Raphinha kompletoi het-trikun për fitoren 3-1.

Kësisoj, katalunasit morën fitoren e shtatë radhazi në shtatë ndeshje të La Liga-s, duke bërë që të arkëtojnë plot 21 pikë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.