Bekim Sali: Ligji për Përfaqësim të Drejtë kthehet instrument partiak në garant ligjor

Bekim Sali: Përfaqësimi i drejtë kthehet nga instrument partiak në garant ligjor
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka theksuar në një video-mesazh se çështja e përfaqësimit të drejtë, pas më shumë se dy dekadash, po merr zgjidhje sistemore përmes një ligji që garanton meritën, përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen institucionale.
“Për 24 vite, përfaqësimi i drejtë u shndërrua në përqindje, lista partiake dhe instrument varësie. Për 24 muaj, me VLEN-in në qeveri, kjo çështje po vendoset si ligj me rregulla, meritë, mbikëqyrje dhe përgjegjësi institucionale”, tha Bekim Sali.
Ai theksoi se përfaqësimi i drejtë nuk duhet të varë nga interesat politike, por të mbështetet në standarde të qarta ligjore. “Përfaqësimi i drejtë nuk është lëmoshë partiake. Është një e drejtë që duhet të mbrohet me ligj dhe cilësi, e jo me një telefonatë nga shtabi partiak”, deklaroi ai.
Sipas tij, për vite me radhë, shqiptarët u reduktuan në numra që dikush i aktivizonte para zgjedhjeve. “VLEN e vendos çështjen në kornizë ligjore, kushtetuese dhe evropiane. Qëllimi është i qartë: përfaqësim me cilësi, meritë dhe përgjegjësi”, shtoi Bekim Sali.
Në fund, ai theksoi se ajo që nuk u arrit për 24 vite, po realizohet brenda 24 muajve përmes një zgjidhjeje sistemore që garanton mbrojtjen afatgjatë të parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Me pak fjalë
Ligji për Përfaqësim të Drejtë, i cili për 24 vite ishte instrument partiak, po kthehet në garant ligjor përmes VLEN-it. Bekim Sali thekson se standardet e qarta, meritë dhe përgjegjësi institucionale do të garantojnë një përfaqësim cilësor dhe të drejtë.
Personat e përmendur
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




