Berisha: Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa Ramën

Berisha: Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa Ramën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.  Duke e cilësuar si ditën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit dhe një moment reflektimi për vlerat morale, Berisha shprehu dëshirën që Pashka e ardhshme të festohet pa të keqen e madhe që ka prekur vendin vitet e fundit.

“Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite. Gëzuar!”, u shpreh kreu demokrat.