Berisha: S’ka progres në BE me Ramën, por vetëm kthim pas
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE në Bruksel, tha se kryeministri Edi Rama është tashmë në “rreth të kuq”. Ai theksoi se gjatë atakimeve që ka mbajtur, ka informuar zyrtarët e huaj për zhvillimet dramatike politike në Shqipëri, […]
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjete sociale, ryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pasi mori pjesë në samitin e 50-vjetorit të PPE në Bruksel, tha se kryeministri Edi Rama është tashmë në “rreth të kuq”.
Ai theksoi se gjatë atakimeve që ka mbajtur, ka informuar zyrtarët e huaj për zhvillimet dramatike politike në Shqipëri, dhe tentativat e kryeministrit Edi Rama për të mbrojtur Belinda Ballukun dhe bërë ndryshime ligjore.
“Njohuritë janë të plota për rrëshqitjen e Shqipërisë në një narkodiktaturë dhe Edi Rama sot është një diktator me rreth të kuq, pa të ardhme në Shqipëri dhe Evropë. Mbështetja për opozitën dhe përpjekjet e saj është e plotë nga PPE, liderët e këtyre partive, CDU, partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.
Diskutuam gjerësisht mbi bashkëpunimin me këto parti dhe i njoha me kruengritjen tonë paqësore për të përmbysur këtë regjim, zhvillimet dramatike ku Rama mori përsipër fajësinë duke bllokuar sistemin e drejtësisë, paketën ligjore që përgatit si mburojë për vjedhjet e tij. Në këtë samit, PD mori mbështetje të madhe. Bëmë takime në parlamentin belg, ku informuam miqtë për situatën dramatike që kalon Shqipëria.” theksoi Berisha.
Ai kërkoi pjesëmarrje në protestën që do të mbahet ditën e nesërme, në orën 18:00, duke shtuar se me kryeministrin Edi Rama nuk mund të keë progres në BE, por vetëm kthim pas.

