Berisha: VV do të pësojë rënie të madhe në zgjedhje, PDK tregoi se jemi gati për zgjedhje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, deklaron se VV është ngritë me “kauza mashtruese” dhe për këtë arsye ka pasur rënie në zgjedhjet lokale dhe një fat i tillë e pret edhe në zgjedhjet e reja. ”Menjeherë pas zgjedhjeve qendrore, kanë qenë zgjedhjet lokale dhe VV e koalicioni i saj, kanë pësuar rënie drastike, […]

Berisha: VV do të pësojë rënie të madhe në zgjedhje, PDK tregoi se jemi gati për zgjedhje


Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, për FrontOnline, deklaron se VV është ngritë me “kauza mashtruese” dhe për këtë arsye ka pasur rënie në zgjedhjet lokale dhe një fat i tillë e pret edhe në zgjedhjet e reja.

”Menjeherë pas zgjedhjeve qendrore, kanë qenë zgjedhjet lokale dhe VV e koalicioni i saj, kanë pësuar rënie drastike, që ka qenë mesazh i qartë se qytetarët shumë shpejtë, se kanë të bëjnë se kanë të bëjnë me një qeveri që janë ngritë me kauza mashtruese’’, thotë ai.

Berisha, deklaron se VV është duke folur me gjuhë opozitare edhe pse është në pushtet, duke përdorur gjuhë të shifrave dhe mashtrimeve.

‘’Gjuha elektorale VV ka qenë edhe në Qeveri me gjuhë opozitare, dhe kanë përdorur gjuhën e shifrave dhe mashtrimeve’’, shprehet ai.

Deputeti i PDK-së, deklaron se shqetësimi i partisë së tij ka qenë real dhe për këtë ka kërkuar zgjedhje të reja.

‘’Shqetësimi i PDK-së është real dhe bazohet në faktin se kjo qeveri ka rrezikuar ekzistimin e shtetit, qoftë ma marrëveshjet ndërkombëtare, qofte me raportet me aleatët. Ne kemi treguar kulturë politike, duke votuar marrëveshjet ndërkombëtare, qoftë me caktimin e datës së zgjedhjeve. Gjitha politikat e VV-së kanë qenë improvizim dhe mashtrim për qytetarët dhe këtë e thonë edhe sondazhet që tregojnë se VV vetëm se ka rënie drastike. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, ne kemi caktuar kandidatin për kryeministër, i cili ka nënshkrimin e projekteve të suksesshme në vend’’ thekson Berisha për FrontOnline.

Berisha i PDK-së, potencon po ashtu se me Qeverinë Kurti është varfëruar edhe shporta familjare, derisa një ushtar i Kosovës duhet lërë mbrojtjen e atdheut për tu bërë kamarier në një vend të huaj.

‘’VV vetëm se i ka marr mesazhet, nuk ka nevojë për qëndrime politike, pyetni qytetarët, pyetni gjitha kategoritë, sot është 150% më e varfër shporta familjare. Ushtari po e lëshon pozitën e ushtarit në Kosovë për tu bërë kamariar ose ndërtimtar në një vend të huaj, pra ky është mjerimi që ka kapluar këtë vend’’ përfundon ai.