Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 249-të. Në fillim të takimit ka dhënë betimin anëtari i ri joprokuror i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës, Mustafë Nuhiu, i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, me ç’rast Kryesuesi Hajdaraj i uroi […]

Betohet anëtari i ri i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 249-të.

Në fillim të takimit ka dhënë betimin anëtari i ri joprokuror i Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve të Kosovës, Mustafë Nuhiu, i cili është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, me ç’rast Kryesuesi Hajdaraj i uroi mirëseardhje, duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij.

Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli Prokurorial i Kosovës: Miratoi raportet përfundimtare të vlerësimit për përmbushjen e trajnimit fillestar për prokurorët e shtetit të gjeneratës së dhjetë dhe vendimin e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë; Miratoi Raportin vjetor të punës për vitin 2023 të Komisionit Mbikëqyrës për Zbatimin e Planit strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, së bashku me një rekomandim të anëtarëve të KPK-së; Miratoi Rregulloren për Procedurën e Rekrutimit, Pranimit, Emërimit dhe Punës Provuese për të Punësuarit në Administratën e Sistemit Prokurorial, së bashku me shtojcat përkatëse; Miratoi Rregulloren për Planifikimin e Personelit, së bashku me shtojcat përkatëse; Miratoi Rregulloren për Procedurën Disiplinore të Stafit Administrativ në Sistemin Prokurorial të Kosovës; Miratoi Kërkesën Buxhetore për vitin 2025 dhe Vlerësimet e Hershme për vitet 2026-2027; Formoi një grup punues për hartimin e raportit që do të përmbajë analizën dhe rekomandimet për rishikimin e skemës së kompensimit; Formoi një grup punues për shqyrtimin e mundësisë së përfshirjes së anëtarëve joprokurorë në komisionet e KPK-së; Aprovoi propozimet për publikimin e vendimeve disiplinore nga autoritetet kompetente dhe për publikimin e vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për Vlerësim të Performancës dhe Mbajti seancë dëgjimore lidhur me rastin disiplinor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ndërsa vendimi do të bëhet publik sipas ligjeve në fuqi.