Bie dukshëm importi serb në Kosovë, rritet ndieshëm importi i mallrave turke

Në muajin qershor është bërë një vit prej kur qeveria e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia. Tashmë produktet ushqimore me prejardhje serbe nuk mund të gjenden në raftet e marketeve në Kosovë. Bazuar në të dhënat që i ka siguruar Indeksonline del se ka rënie të dukshme  të mallrave të importuara nga Serbia. […]

Bie dukshëm importi serb në Kosovë, rritet ndieshëm importi i mallrave turke

Në muajin qershor është bërë një vit prej kur qeveria e ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia.

Tashmë produktet ushqimore me prejardhje serbe nuk mund të gjenden në raftet e marketeve në Kosovë.

Bazuar në të dhënat që i ka siguruar Indeksonline del se ka rënie të dukshme  të mallrave të importuara nga Serbia.

Në periudhën janar 31 maj janë importuar mallra në vlerë prej 42.3 milionë  eurosh. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 74.99 milionë euro.

Bazuar në këto të dhëna del se gjatë periudhës 5-mujore janë importuar sasi mallrash nga Serbia 115 mijë e 234 tonë. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin importuar 183 mijë e 755 tonë mallra “Made in Serbia”.

Ndërsa sipas të dhënave shteti serb nuk është më në ato 5 vendet që dominon për nga importi i mallrave. Turqia prin si vendi me importin më të madh, Gjermania, Kina, Greqia dhe Shqipëria.

Ndryshe qeveria në qershor të vitit të kaluar me një vendim e ka ndaluar importin e mallrave serbe kryesisht të produkteve ushqimore.