Bie numri i banorëve në Shqipëri, mbi 356 mijë banesa të pabanuara

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2023 tregoi se në Shqipëri ka 420 mijë shqiptarë më pak, por ndërkohë është rritur numri i banesave. Nga viti 2011, numri i banesave në Shqipëri është rritur me 75 mijë, këtu nuk bëjnë pjesë hyrjet që përdoren për biznese. Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje me […] The post Bie numri i banorëve në Shqipëri, mbi 356 mijë banesa të pabanuara appeared first on Albinfo.

Bie numri i banorëve në Shqipëri, mbi 356 mijë banesa të pabanuara

Regjistrimi i popullsisë në vitin 2023 tregoi se në Shqipëri ka 420 mijë shqiptarë më pak, por ndërkohë është rritur numri i banesave.

Nga viti 2011, numri i banesave në Shqipëri është rritur me 75 mijë, këtu nuk bëjnë pjesë hyrjet që përdoren për biznese.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ka një rritje me 7.4% të numrit të banesave. Banesat private përbenin 47,0%, ndërsa 39,9% e tyre janë pallate. Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1 për qind) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind), raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.

Megjithatë, edhe pse ka një rritje të numrit të banesave, surprizues është fakti që rreth 356 mijë banesa janë të pabanueshme.

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1%) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9% banesat e zakonshme të pabanuara.

Hyrjet në pallatet përbëjnë numrin më të lartë të tyre, me 40%. Ndër arsyet kryesore të këtij fenomeni është emigrimi./Albinfo.ch/

The post Bie numri i banorëve në Shqipëri, mbi 356 mijë banesa të pabanuara appeared first on Albinfo.