Bisedime për ndihmën ushtarake/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes vizitë në Uashington

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan Lloyd Austin sot në Uashington për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve. Austin dhe Rustem Umerov do të diskutojnë “bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes” dhe “çështjet e sigurisë rajonale”. Bisedimet vijnë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy rinovoi lutjen [...]Read More...

Bisedime për ndihmën ushtarake/ Ministri ukrainas i Mbrojtjes vizitë në Uashington

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan Lloyd Austin sot në Uashington për të diskutuar forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve.

Austin dhe Rustem Umerov do të diskutojnë “bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes” dhe “çështjet e sigurisë rajonale”.

Bisedimet vijnë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy rinovoi lutjen e tij gjatë fundjavës për dërgimin e më shumë armëve nga aleatët e Kievit.

SHBA është dërguesi më i madh i ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe ka dërguar më shumë se 50 miliardë dollarë ndihmë ushtarake në vend që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në 2022.

“Sa më shpejt që bota të na ndihmojë të përballemi me avionët luftarakë rusë që lëshojnë këto bomba, aq më shpejt ne mund të godasim në mënyrë të arsyeshme, në infrastrukturën ushtarake ruse, aeroportet ushtarake, aq më afër paqes do të jemi”, tha Zelenskyy gjatë fundjavës.

/abcnews.al