Bislimi: Nuk dërgojmë në Kushtetuese drafte e artikuj gazetash që s’kanë as pronësi as nënshkrim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që s’ka “as nënshkrim as pronësi”. Ai e bëri këtë deklaratë derisa po komentonte kushtin e vendosur nga disa vende anëtare të Këshillit të Europës që kërkesa për anëtarësim e Kosovës të jetë e suksesshme. “Kosova i ka […]

Bislimi: Nuk dërgojmë në Kushtetuese drafte e artikuj gazetash që s’kanë as pronësi as nënshkrim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese një draft për Asociacionin që s’ka “as nënshkrim as pronësi”.

Ai e bëri këtë deklaratë derisa po komentonte kushtin e vendosur nga disa vende anëtare të Këshillit të Europës që kërkesa për anëtarësim e Kosovës të jetë e suksesshme.

“Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat që Këshilli i Europës i ka kërkuar nga Kosova dhe Asambleja Parlamentare ka thënë se Kosova e meriton të jetë anëtare e plotë sepse i plotëson të gjitha kriteret. Pastaj ka pasë të tjera që kanë devijuar nga kërkesat e Komisionit Europian dhe të cilat janë refuzuar nga vetë Asambleja Parlamentare siç është kërkesa për dërgimin e draftit – një draft që faktikisht nuk përbën as draft as dokument dhe as nuk ka nënshkrim apo pronësi – deri në muajin e tanishëm ka disa adresa që kanë thënë se ‘ky është draft i joni’. Ne nuk dërgojmë artikuj gazetash as opinione ose drafte që nuk kanë as autorësi as pronësi në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Bislimi tha se kjo nuk e bllokon rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE-së.

“Por, dialogu është pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit që është dakorduar nga qeveritë paraprake në momentin që është dakorduar kjo marrëveshje. Rrjedhimisht, ai do të jetë pjesë e vlerësimit tonë, por nuk është diçka që e bllokon integrimin. Sikur ne të kishim hapur kapitujt dhe pastaj do të thuhet se kapitulli nuk po mund të mbyllet se është ende tema e dialogut”.