Blero i emocionuar tregon arsyet e ndarjes me Afronën

Që një kohë të gjatë Afrona ka lënë në pritje një numër të madh të fansave të saj dhe të Bleros. Ajo ka shtyrë transmetimin e Podcastit me Bleron për një periudhe goxha të gjatë, por që tashme intervista është publikuar, shkruan lajmi. Një nga pyetje që ishte bërë virale edhe në rrjetet sociale ka […]

Blero i emocionuar tregon arsyet e ndarjes me Afronën

Që një kohë të gjatë Afrona ka lënë në pritje një numër të madh të fansave të saj dhe të Bleros.

Ajo ka shtyrë transmetimin e Podcastit me Bleron për një periudhe goxha të gjatë, por që tashme intervista është publikuar, shkruan lajmi.

Një nga pyetje që ishte bërë virale edhe në rrjetet sociale ka qenë “Pse nuk ka ka funksionuar martesa Blerim”, e bërë nga Afrona.

Blero i emocionuar ka treguar arsyet e mos funksionimit të martesës me Afronën.

“Sepse mendoj prej disa vendimeve të mija personale që nuk kanë qenë të matura, që nuk kanë qenë të duhura në atë kohë, besoj që kanë qenë gabim. Sido që të jetë në jemi njerëz”, ka thënë ai.

Ai ka pranuar edhe që ishte faji i tij që janë ndarë dhe i ka kërkuar falje publikisht.

“Unë mundem më thënë që arsyeja pse nuk na ka funksionu ose pse kemi ardh deri ku kemi ardh është pjesë shumë e madhe e jemja, gabim jem. Po du me pranu publikisht dhe po du më të kërku falje publikisht ty Afronë”, është shprehur Blero.

Këngëtari me tej ka thënë që arsyeja kryesore ka qenë kokëfortësia e tij që e dërgoi lidhjen e tyre drejt ndarjes.

“Kokëfortësia jem ka qenë arsyeja kryesore pse nuk ka funksionu martesa jone”, ka shtuar ai.