Blick: Vëllezërit Xhaka reagojnë pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë

Blick: Vëllezërit Xhaka reagojnë pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë

Pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i cili u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, kanë reaguar edhe futbollistët shqiptarë Granit dhe Taulant Xhaka, përcjell albinfo.ch.

Granit Xhaka, përmes një publikimi në Instagram, shkroi se ata “kanë luftuar për vendin e tyre dhe lirinë e atdheut”. Ndërsa Taulant Xhaka publikoi disa mesazhe, përfshirë thirrje për të mos e harruar historinë dhe shprehjen e solidaritetit me Thaçin.

Hashim Thaçi u shpall fajtor nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim arbitrar. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.

Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, ndërsa bashkë me të u dënuan edhe Kadri Veseli me 18 vjet, Rexhep Selimi me 13 vjet dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim. Të katër u shpallën të pafajshëm për gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.

Reagimet e vëllezërve Xhaka erdhën pas një dite me reagime të shumta në Kosovë dhe jashtë saj pas shpalljes së aktgjykimit në Hagë. /Albinfo.ch

The post Blick: Vëllezërit Xhaka reagojnë pas dënimit të Hashim Thaçit në Hagë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.