Bogujevci: Kurban Bajrami, rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit
Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, bashkë edhe me disa deputetë e kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës. Kjo vizitë u bë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Bogujevci uroi besimtarët myslimanë në Kosovë. Ajo tha se kjo ditë është e mbushur me gëzim e mirësi. “Dhe një rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj […]
![Bogujevci: Kurban Bajrami, rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/06/654648-bogujevci-kurban-bajrami-rikujtim-i-rendesise-per-kujdesin-ndaj-njeri-tjetrit.jpg)
Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, bashkë edhe me disa deputetë e kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.
Kjo vizitë u bë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Bogujevci uroi besimtarët myslimanë në Kosovë.
Ajo tha se kjo ditë është e mbushur me gëzim e mirësi.
“Dhe një rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, e sidomos ndaj atyre që kanë shumë më pak se ne dhe ju nevojitet ndihma jonë”, tha ajo në urimin e saj.