‘BOMBA’ E FUNDIT! Fiorentina rrëmben yllin që e kërkoi Amorim te Milani

Fiorentina ka realizuar një lëvizje surprizë në ditët e fundit të merkatos së verës, duke arritur marrëveshje për transferimin e Pedro Gonçalves nga Sporting. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, marrëveshja është arritur në formën e huazimit, me një tarifë prej 2.5 milionë eurosh dhe një opsion blerjeje prej 22.5 milionë eurosh, i cili mund të shndërrohet në detyrim blerjeje në varësi të objektivave të përcaktuara në kontratë.
Transferimi i Gonçalves është një lëvizje që tërheq vëmendjen edhe të AC Milan, pasi portugezi ka qenë më herët një prej lojtarëve të preferuar të trajnerit aktual të kuqezinjve, Ruben Amorimm përcjell ORAinfo.
Një nga lojtarët më të besuar të Amorimit
Gonçalves ka punuar me Amorimin te Sporting dhe gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar 189 ndeshje, duke shënuar 81 gola dhe dhënë 57 asistime.
Nën drejtimin e Amorimit, 28-vjeçari pati një periudhë të rëndësishme në zhvillimin e tij si futbollist dhe u shndërrua në një prej lojtarëve kryesorë të Sportingut.
Pikërisht për këtë arsye, në fillim të merkatos së verës u përfol edhe për një transferim të mundshëm të Gonçalves te Milani, me kërkesën e drejtpërdrejtë të Amorimit për ta pasur në dispozicion për skemën 3-4-2-1.
Profil që i përshtatet sistemit të Amorimit
Pedro Gonçalves është kryesisht lojtar me këmbën e djathtë, por pozicioni ku shprehet më mirë është në krahun e majtë, pas sulmuesit.
Kjo e bënte atë, të paktën në teori, një alternativë të drejtpërdrejtë për Rafael Leaon, nëse Milani do të kishte vendosur të ndryshonte konfigurimin e repartit ofensiv.
Megjithatë, kuqezinjtë në fund zgjodhën Omari Hutchinson, një futbollist me profil tjetër dhe më i orientuar nga krahu i djathtë.
Gonçalves, ndërkohë, gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe si mesfushor ofensiv qendror, madje edhe në rolin e mezzalës, duke i dhënë trajnerit disa alternativa taktike.
Tashmë, Amorim do të duhet të përgatitet edhe për të përballuar ish-lojtarin e tij, i cili do të vazhdojë karrierën në Serie A me Fiorentinën. /ORAinfo/
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



