Bota i përulet “Mbretit të Modës”, ikonat e artit:  Lamtumirë Mjeshtër i stilit!

Bota e modës dhe e artit i jep lamtumirën stilistit legjendar Giorgio Armani. Nga ikonat si Donatella Versace, Valentino, Julia Roberts e Samuel L. Jackson, deri te klubet e futbollit Inter e Milan, të gjithë kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për figurën që revolucionarizoi stilin. Milano shpalli te henen ditë zie në nder të njeriut [...]Read More...

Bota i përulet “Mbretit të Modës”, ikonat e artit:  Lamtumirë Mjeshtër i stilit!

Bota e modës dhe e artit i jep lamtumirën stilistit legjendar Giorgio Armani. Nga ikonat si Donatella Versace, Valentino, Julia Roberts e Samuel L. Jackson, deri te klubet e futbollit Inter e Milan, të gjithë kanë shprehur respekt dhe mirënjohje për figurën që revolucionarizoi stilin. Milano shpalli te henen ditë zie në nder të njeriut që e bëri qytetin simbol të elegancës botërore.

Nga kolegët, te yjet botërorë dhe ekipet e futbollit. Gjithë bota është përulur para “Mbretit të Modës’, Giorgio Armani.

Në mesazhet e tyre për ndarjen nga jeta të stilistit Italian, dhjetëra personazhe të njohur shprehën vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë dhe vlerësuan kontributin dhe revolucionin që ai solli në industrinë e modës.

Donatella Versaçe, tha se bota humbi një njeri të madh, i cili do të mbahet mend përgjithmonë.

Valentino tha se mban zi për dikë që gjithmonë e ka konsideruar një mik dhe jo rival. Ai shkroi në një postim në mediat sociale se përulet para talentit të jashtëzakonshëm të Armani.

Aktorja Julia Roberts e quajti Giorgio Armanin një mik të vërtet dhe një legjendë, duke ndarë një foto krah tij në tapetin e kuq.

Aktori Samuel L Jackson e falenderoi stilistin e ndjerë për përkushtimin dhe punën e tij vizionare.

Ndërkohë prezantuesja italiane Barbara D’Urso ndau një postim në rrjetet sociale me fjalët “mirupafshim mbreti Giorgio Armani.

Edhe ekipet e futbollit të qytetit të Milanos, Inter dhe Milan shprehën ngushëllimet e tyre, duke e quajtur atë një simbol të qytetit.

Qyteti i Milanos e shpalli të hënën një ditë zie, ndërsa flamujt janë ulur tashmë në gjysmë shtizë për njeriun që solli një epokë të re në modë dhe biznes.