Laçi dhe Shehu flasin para ndeshjes me Serbinë: Shkojmë për të marrë tre pikët

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për […]

Laçi dhe Shehu flasin para ndeshjes me Serbinë: Shkojmë për të marrë tre pikët

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.

Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.

Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Si e ndjen këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.

Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? – Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar te objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tre pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.

Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.

I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.

A mund të sjellësh në Kombëtare atë që po bën në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.