Briken Calja fiton medalje të artë për Shqipërinë në “Taranto 2026”

Briken Calja fiton medalje të artë për Shqipërinë në “Taranto 2026”

Briken Calja i ka dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë në peshëngritje. përcjell albinfo.ch.

Calja garoi të martën paradite në kategorinë deri në 75 kilogramë, ku u paraqit në të dyja disiplinat e peshëngritjes.

Në stilin e shkëputjes, peshëngritësi shqiptar shkëlqeu duke ngritur me sukses 154 kilogramë, rezultat që i siguroi medaljen e artë.

Ndërkohë, në stilin e shtytjes, Calja arriti të ngrejë 184 kilogramë dhe fitoi medaljen e bronztë.

Kështu, paraqitja e tij në “Taranto 2026” u mbyll me dy medalje, një të artë dhe një të bronztë, duke kontribuar në suksesin e delegacionit shqiptar.

Pas këtij triumfi, Shqipëria numëron gjithsej dy medalje të arta, një të argjendtë dhe dy të bronzta në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. /Albinfo.ch

The post Briken Calja fiton medalje të artë për Shqipërinë në “Taranto 2026” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.