Bruksel: Të martën, takim në nivel të kryenegociatorëve

Prioritetet, sipas Stano-s The post Bruksel: Të martën, takim në nivel të kryenegociatorëve appeared first on Albinfo.

Bruksel: Të martën, takim në nivel të kryenegociatorëve

Në Bruksel nesër do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar lajmin teksa ka thënë se prioriteti dhe agjenda e takimit përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja palëve, transmeton albinfo.ch.

“Mund të konfirmoj se nesër do të ketë një takim në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivelin e negociatorëve kryesorë, siç u njoftua nga përfaqësuesi i lartë i (BE për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë Josep Borrell) të mërkurën e javës së kaluar dhe prioriteti dhe agjenda përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

 

 

The post Bruksel: Të martën, takim në nivel të kryenegociatorëve appeared first on Albinfo.