Bruksel: Të martën takim në nivel të kryenegociatorëve, prioritetet sipas Stano-s

Në Bruksel, nesër do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar lajmin teksa ka thënë se prioriteti dhe agjenda e takimit përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën […] The post Bruksel: Të martën takim në nivel të kryenegociatorëve, prioritetet sipas Stano-s appeared first on Albinfo.

Bruksel: Të martën takim në nivel të kryenegociatorëve, prioritetet sipas Stano-s

Në Bruksel, nesër do të zhvillohet takimi i radhës në mes të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka konfirmuar lajmin teksa ka thënë se prioriteti dhe agjenda e takimit përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja palëve, transmeton albinfo.ch.

“Mund të konfirmoj se nesër do të ketë një takim në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivelin e negociatorëve kryesorë, siç u njoftua nga përfaqësuesi i lartë i (BE për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë Josep Borrell) të mërkurën e javës së kaluar dhe prioriteti dhe agjenda përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

 

The post Bruksel: Të martën takim në nivel të kryenegociatorëve, prioritetet sipas Stano-s appeared first on Albinfo.