Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Këngëtari i njohur zhanrit folklorik Bujar Qamili, ka folur së fundmi për periudhën tejet të vështirë shëndetësore me të cilën u përball dy vjet më parë kur u infektua me coronavirus.   Infektimi me Covid 19 e futi këngëtarin Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma. “Kanë qenë […] The post Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë appeared first on Ora24.tv.

Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë

Këngëtari i njohur zhanrit folklorik Bujar Qamili, ka folur së fundmi për periudhën tejet të vështirë shëndetësore me të cilën u përball dy vjet më parë kur u infektua me coronavirus.  

Infektimi me Covid 19 e futi këngëtarin Qamili në një luftë të egër për jetën, teksa qëndroi 21 ditë në koma.

“Kanë qenë ditët më të tmerrshme të jetës sime”, tha artisti në një intervistë për “S’e Luan Topi”. Ai u shpreh mirënjohës ndaj djalit, që i ka qëndruar pranë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në spital.

“Unë e mora Covid-in në Shqipëri dhe ika direkt në Itali. Mbaj mend 3-4 ditët e para, që isha i shtruar në spital. Pastaj, nuk di gjë në botë çfarë ka ndodhur me mua. Asgjë! Madje, kur e mora veten pas 21 ditëve, që a po shkoj a po rri, po më duket se Zoti më pa mirë dhe tha rri dhe pak se i duhesh një fije. Gjëja më e bukur, kur e kam pyetur djalin, që për mua ishte një shpëtimtar se më qëndroi në kokë 21 ditë, me ato veshjet e Covid. E falënderoj shumë dhe i jam shumë borxhli”.

The post Bujar Qamili flet për betejën dhe jetën: Kur isha në koma, shihja një dritë appeared first on Ora24.tv.