E BUJSHME! Milani kërkon yllin e Tottenhamit

E BUJSHME! Milani kërkon yllin e Tottenhamit

Lucas Bergvall mund të largohet nga Tottenham gjatë merkatos së janarit, ndërsa mes klubeve të interesuara për mesfushorin suedez përmenden edhe Milan dhe Inter.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Bergvall nuk po gjen hapësirat e dëshiruara te Tottenham dhe largimi i tij në mes të sezonit tashmë konsiderohet një mundësi reale.

19-vjeçari iu bashkua Tottenhamit në verën e vitit 2024 nga Djurgårdens për rreth 10 milionë euro, ndërsa ka një kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2031.

Megjithatë, këtë sezon Bergvall ka pasur shumë pak minuta në Premier League. Ai është aktivizuar vetëm në tri ndeshje: 45 minuta ndaj Brentfordit, 27 minuta kundër Evertonit dhe vetëm gjashtë minuta ndaj Aston Villës, tansmeton ORAinfo.

Milani e kishte monitoruar edhe më parë

Milani e kishte lidhur emrin e Bergvall me klubin edhe gjatë merkatos së verës, në kuadër të kërkimit për një mesfushor ofensiv me cilësi teknike.

Interesi i kuqezinjve mund të rikthehet nëse nuk arrijnë të sigurojnë objektivin tjetër të tyre, Endrickun e Real Madridit.

Sipas raportimeve, situata e Bergvallit mund të bëhet edhe më interesante në janar, pasi lojtari rrezikon të humbasë një rol të rëndësishëm me kombëtaren e Suedisë nëse vazhdon të ketë kaq pak minuta në klub.

Edhe Juventus dhe Fiorentina në garë

Bergvall nuk është vetëm në radarët e Milanit. Disa klube italiane mund të provojnë të afrohen për të kuptuar kushtet e një transferimi.

Fiorentina është një prej skuadrave të përmendura, ndërsa drejtori sportiv Fabio Paratici e njeh mirë lojtarin nga koha e tij te Tottenham.

Edhe Juventusi po kërkon një futbollist me karakteristikat e Bergvallit dhe suedezi mund të shihet si një alternativë për mesfushën.

Në listën e klubeve të interesuara përmenden gjithashtu Interi, ndërsa Napoli mund të hyjë në garë në rast të largimeve të rëndësishme nga skuadra.

Për momentin, nuk ka një marrëveshje konkrete për largimin e Bergvallit, por minutazhi i ulët në Tottenham ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në pikëpyetje. Merkatoja e janarit mund të sjellë zhvillime të reja për mesfushorin suedez. /ORAinfo/


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.