Cakolli: Dokumentari “Dhimbja që nuk harrohet” është i jashtëzakonshëm dhe njerëzor

Eugen Cakolli nga shoqëria civile, ka reaguar përmes një postimi publik duke dalë në mbrojtje të gazetarit Kushtrim Sadiku për dokumentarin e tij “Dhimbja që nuk harrohet”, të transmetuar në Kanal10. Cakolli vlerëson se dokumentari është “i jashtëzakonshëm”, duke theksuar se guxon të trajtojë ngjarjet e 7 tetorit në Izrael dhe dhimbjen e viktimave të

Cakolli: Dokumentari “Dhimbja që nuk harrohet” është i jashtëzakonshëm dhe njerëzor
cakolli:-dokumentari-“dhimbja-qe-nuk-harrohet”-eshte-i-jashtezakonshem-dhe-njerezor

cakolli:-dokumentari-“dhimbja-qe-nuk-harrohet”-eshte-i-jashtezakonshem-dhe-njerezor

Eugen Cakolli nga shoqëria civile, ka reaguar përmes një postimi publik duke dalë në mbrojtje të gazetarit Kushtrim Sadiku për dokumentarin e tij “Dhimbja që nuk harrohet”, të transmetuar në Kanal10.

Cakolli vlerëson se dokumentari është “i jashtëzakonshëm”, duke theksuar se guxon të trajtojë ngjarjet e 7 tetorit në Izrael dhe dhimbjen e viktimave të asaj dite, pa e kushtëzuar empatinë ndaj tyre me kontekste të tjera politike apo historike.

Sipas tij, dokumentari nuk synon të shpjegojë gjithë konfliktin izraelito-palestinez, as të bëjë krahasime të viktimave, por fokusohet në një ngjarje konkrete dhe në rrëfimin njerëzor të atyre që e kanë përjetuar drejtpërdrejt tragjedinë. Ai shton se kërkesa që në një dokumentar për 7 tetorin “patjetër” të përfshihet edhe Gaza dhe zinxhiri i plotë i ngjarjeve është e padrejtë dhe pa sens.

Cakolli e krahason këtë qasje me një situatë hipotetike ku një dokumentar për sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA do të kushtëzohej me trajtimin e viktimave civile në Afganistan apo Irak, duke theksuar se fokusi në një krim nuk e mohon një tjetër.

“Fakti që dokumentari trajton krimin e një grupi terrorist më 7 tetor dhe vuajtjen e atyre njerëzve, nuk do të thotë se mohohet vuajtja e palestinezëve”, shkruan Caakolli, duke shtuar se shumë nga reagimet kritike janë problematike dhe selektive.

Ai kritikon qasjen e atyre që, sipas tij, nuk e akuzojnë autorin për gënjeshtra, por pyesin pse po flitet për disa civilë e jo për të tjerët, një qasje që, siç thotë Caakolli, shpesh ndikohet nga feja, identiteti apo bindjet politike, e jo nga humanizmi.

Në fund, Caakolli thekson se dhimbja dhe empatia nuk duhet të kalojnë nëpër filtra identiteti apo religjioni, duke përfunduar se dokumentari “Dhimbja që nuk harrohet” nuk është i njëanshëm apo propagandistik, por një shprehje e ndershmërisë njerëzore. /GAZETA10/