Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 4 korrik Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Presidenca, ora 08:30) Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut, para ndërtesës së Qeverisë. (Pamje, ora […]

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 4 korrik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Holandës, Mark Rutte, si dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel. (Presidenca, ora 08:30)

Kryeministri i Republikës së Kosovës do të përshëndesë Mark Rutte, kryeministër i Holandës dhe Xavier Bettel, kryeministër i Luksemburgut, para ndërtesës së Qeverisë. (Pamje, ora 09:15-9:20)

Takimi i kryeministrit Kurti me kryeministrin Rutte dhe kryeministrin Bettel. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P31, pamje, ora 09:20)

Konferencë e përbashkët e kryeministrit Kurti, kryeministrit Rutte dhe kryeministrit Bettel. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, pamje, ora 10:05)

Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për media me rastin e përfundimit të sezonit auditues 2022/23 dhe procesit të publikimit të rezultateve të auditimit për vitin 2022/23. (Zyret Kombëtare të Auditimit, lagjja Arbëria, rr.Ahmet Krasniqi, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mban konferencë për medie. (MASHTI, kati I, ora 11:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak. (Ora 15:00)