‘Çmenden’ Sheikët e Newcastle, ofrojnë 80 milionë euro për yllin e Real Madridit
Newcastle Unitedi i ka bërë Real Madridit ofertë zyrtare për mesfushorin Aurelien Tchouameni, raporton “Daily Mail” të martën. Bëhet e ditur se ekipi anglez ka ofruar 80 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e francezit gjatë kësaj vere. Tchouameni pritet të largohet nga Real Madridi, ekip që për kartonin e tij po kërkon […]
![‘Çmenden’ Sheikët e Newcastle, ofrojnë 80 milionë euro për yllin e Real Madridit](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2021/10/Newcastle-2.png)
Newcastle Unitedi i ka bërë Real Madridit ofertë zyrtare për mesfushorin Aurelien Tchouameni, raporton “Daily Mail” të martën.
Bëhet e ditur se ekipi anglez ka ofruar 80 milionë euro për ta bindur Realin në lirimin e francezit gjatë kësaj vere.
Tchouameni pritet të largohet nga Real Madridi, ekip që për kartonin e tij po kërkon të paktën 100 milionë euro.
23-vjeçari po shihet si përforcim i rëndësishëm te ekipi anglez, i cili do të bëjë të pamundurën për ti siguruar shërbimet e tij për edicionin e ardhshëm.
Ai ka kontratë me Realin deri në vitin 2028, ndërsa verën e shkuar iu bashkua ekipit spanjoll nga Monaco. Në edicionin e tij te parë te Reali, Tchouameni pati 50 paraqitje dhe 4 asistime në të gjitha garat.