Cyrih: Për shkak të ujit të ftohtë, shtyhet kalimi me not i liqenit

Liqeni i Cyrihut është ende shumë i ftohtë për kalimin e liqenit të qytetit të Cyrihut. Organizatorët kanë shtyrë kalimin e liqenit të Cyrihut që ishte planifikuar për të mërkurën. Temperatura e ujit është shumë e ulët dhe moti pritet të jetë me shi. Data që është caktuar pas shtyrjes është 10 korriku, transmeton albinfo.ch. […] The post Cyrih: Për shkak të ujit të ftohtë, shtyhet kalimi me not i liqenit appeared first on Albinfo.

Cyrih: Për shkak të ujit të ftohtë, shtyhet kalimi me not i liqenit

Liqeni i Cyrihut është ende shumë i ftohtë për kalimin e liqenit të qytetit të Cyrihut. Organizatorët kanë shtyrë kalimin e liqenit të Cyrihut që ishte planifikuar për të mërkurën. Temperatura e ujit është shumë e ulët dhe moti pritet të jetë me shi. Data që është caktuar pas shtyrjes është 10 korriku, transmeton albinfo.ch.

Temperatura e ujit nuk pritet të rritet në 21 gradë deri të mërkurën, siç njoftoi të hënën Shoqata e Kalimit të Liqenit të Qytetit të Cyrihut. Kjo do të thotë se shitja paraprake e biletave, e cila ishte menduar të fillonte sot, të hënën, do të shtyhet me një javë. Nëse kalimi i liqenit do të bëhet javën e ardhshme, do të vendoset të hënën në mëngjes, shkruan Blick.

Për arsye sigurie, ngjarja me deri në 9000 pjesëmarrës do të zhvillohet vetëm në mot të mirë dhe të qëndrueshëm. Edhe vitin e kaluar u desh durim: kalimi i liqenit u bë vetëm në datën e dytë të shtyrë të gushtit.

 

The post Cyrih: Për shkak të ujit të ftohtë, shtyhet kalimi me not i liqenit appeared first on Albinfo.