“Dallaveret” me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kështu ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu. “Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt. Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e


Edhe në komunën e Gjilanit kanë nisur hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kështu ka konfirmuar kryeprokurori i Gjilanit, Arben Kadriu.
“Jemi në procesi të intervistimit, nuk mund të ndajmë detaje të tjera një herë rreth rastit”, tha ai shkurt.
Ndryshe, deri më tani në Prizren, Mitrovicë e Malishevë ka pasur komisionerë të arrestuar e të ndaluar lidhur me dyshimet për ‘dallaveret’ me vota.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë e Obiliq.


